b

Category: Viti 2016

SiCRED merr pjesë në panairin e punës 2016 – një mundësi për të gjithë

Edhe këtë vit, u organizua me sukses Panairi i Punës, i zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në datat 28-29-30 Prill 2016. Ky panair, i organizuar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, u dha mundësinë profesionistëve, punëkërkuesve dhe bizneseve që kanë vende pune vakante, të takohen në një vend të vetëm, duke shkurtuar kështu hallkat e rekrutimit. Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., është gjithmonë e pranishme në aktivitete të tilla, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në tregun e punës dhe është gjithmonë në kërkim të profesionistëve më të mirë. Në kuadër të zgjerimit të stafit, SiCRED, edhe këtë vit u paraqit në panair me stendën e saj, ku përveç vendeve vakante, i qëndroi pranë publikut edhe me produktet e saj të sigurimit dhe benefitet e tyre.
Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:
(20 Maj 2016)

Related Posts