b

Kategoria: Viti 2016

SiCRED në “Metrocareer” pranë Universitetit Metropolitan Tirana

Data 2 qershor 2016 shënoi organizimin e Panairit të dytë të Karrierës “MetroCareer – Be narrative, trustable and coordinate “, nga Universiteti Metropolitan Tirana.
Pjesëmarrëse në këtë Panair ishin mbi 30 kompani të fushave të ndryshme të cilat, me ushtrimin e aktivitetit te tyre, i krijuan mundësi studentëve të njihen edhe ketë vit me mundësitë e punësimit që ofron tregu shqiptar. Fokus për studentët, të cilët akoma nuk kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, ishin trajnimet, internshipet apo praktikat në fusha të ndryshme.
Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., si partnere tashmë prej dy vitesh e Universitetit Metropolitan, duke ofruar produktet me te mira të Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit, nuk kishte si të mos ishte pjesë e këtij panairi, duke qenë pranë studentëve me mundësitë më të mira të punësimit.
 Klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:
(13 Qershor 2016)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *