b

Category: BLOG

Përkujtojmë Ditën Botërore të Shëndetit duke u siguruar

Përkujtojmë Ditën Botërore të Shëndetit duke u siguruar

Nga Greta Sejdinaj
Publikuar më 07.04.2023

Dita Botërore e Shëndetit përkujtohet çdo vit më 7 Prill me qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit në nivel global. Kjo ditë e ka origjinën nga Organizata Botërore e Shëndetit në vitin 1950 dhe që atëherë është kujtuar në mbarë botën me tema të ndryshme, siç janë parandalimi i sëmundjeve infektive, ulja e vdekshmërisë së fëmijëve, lufta kundër varfërisë dhe shumë të tjera.

Në këtë ditë organizohen shumë aktivitete, takime dhe fushata për rritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së shëndetit në mbarë botën. Qëllimi është të inkurajohen njerëzit të marrin masa për të rritur vëmendjen rreth shëndetit, si dhe të ndërmarrin veprime për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të familjes së tyre.

Ne në SiCRED jemi krenarë që mund të ndihmojmë klientët tanë të kujdesen për shëndetin dhe të bëjnë zgjedhje të zgjuara për të ardhmen e tyre.

Përmes produkteve tona të Sigurimit të Jetës, Shëndetit dhe Aksidenteve, ne kujdesemi që ju dhe familjet tuaja të keni mbështetje financiare në rast të ndodhjes së ngjarjeve të papritura shëndetësore.

Sot, për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj dite, ju sugjerojmë, si mjetin e zgjidhjes së plotë të nevojave tuaja shëndetësore, produktin e sigurimit të Jetës dhe Shëndetit CASH PLAN; një produkt i kompletuar, i cili do t’ju ofrojë mbrojtje financiare në rast të:

  • shfaqjes së problemeve të ndryshme shëndetësore
  • ndodhjes së aksidenteve personale
  • humbjes së jetës së të siguruarit

Sigurimi CASH PLAN mbulon shpenzimet mjekësore në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri dhe Europë në rast sëmundjeje apo aksidenti për:

  • ndërhyrjet kirurgjikale me dhe pa shtrim,
  • vizitat me mjekun e përgjithshëm dhe specialist,
  • shpenzimet për akomodim dhe ushqim, në rast shtrimi në spital,
  • kujdesin intensiv (reanimacioni),
  • shpenzimet për teste diagnostikuese (përfshirë rreze X, CT Scan, MRI, Pet Scan),
  • shpenzimet për medikamente të këshilluara nga mjeku,
  • shpenzimet për proteza dhe pajisje mjekësore të ngjashme,
  • kemioterapi dhe radioterapi,
  • terapi fizike dhe rehabilitim
  • paaftësinë e shkaktuar nga aksidenti,
  • etj.

Shërbimi mjekësor privat ofrohet në mbi 200 spitale private, klinika dhe laboratorë, me të SiCRED ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi. Me sigurimin CASH PLAN, SiCRED do të marrë përsipër të kryejë direkt pagesën në spital apo klinikë për shërbimin që do të merrni. Kështu, shqetësimi juaj i vetëm do të jetë të rekupoheni sa më shpejt, pa u shqetësuar për financat tuaja.

Sigurimi Cash Plan ofron për ju edhe Paketën e Kujdesit Parandalues (check up), e cila përfshin një sërë kontrollesh të përvitshme mjekësore, të cilat ndihmojnë në identifikimin e hershëm të gjendjeve shëndetësore dhe në parandalimin e sëmundjeve. Është më mirë të parandalosh se të kurosh! Kështu do të jeni të sigurt për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

SiCRED do t’ju pajisë gjithashtu me Kartën e Sigurimit CASH PLAN, me të cilën përfitoni deri në 50% zbritje në rrjetin tonë të gjerë mjekësor, të shtrirë në Shqipëri, rajon dhe Europë.

Dhe sa do të kushtojë për ju e gjithë kjo? Më pak se një kafe në ditë!

Duke filluar nga 85 EUR/vit për individ.

Dita Botërore e Shëndetit është një mundësi për të bërë ndryshime të vogla në jetën tuaj, për të ndërmarrë veprime në mbrojtje të shëndetit tuaj dhe për t’u kujdesur për njerëzit rreth jush. Fillojeni këtë ndryshim në drejtimin e duhur, duke u siguruar pranë SiCRED!

Na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të diskutuar opsionet e sigurimit të Jetës dhe Shëndetit Cash Plan, në përputhje me nevojat dhe buxhetin tuaj.
cel: +355 692084026 | email: contact@sicred.com.al

Related Posts

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuaj

Dhurata e duhur për stafin tuajPunoi: Greta SejdinajPublikuar më: 03.01.2024   Gjëja e parë që duhet të bëni këtë fillimvit? Të surprizoni...