b

Category: Viti 2017

SiCRED e para shoqëri e Sigurimeve të Jetës, që shpërndan fondin e Sigurimit për besnikërinë “Jeta me Kursim”

SiCRED e para shoqëri e Sigurimeve të Jetës, që shpërndan fondin e Sigurimit për besnikërinë “Jeta me Kursim”
Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., shënon një histori suksesi lidhur me përfitimet nga skemat afatgjate të sigurimit të jetës. Në vitin 2008, Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a. konceptoi produktin e sigurimit “Jeta me Kursim”, i cili në fundin e një periudhe 7 vjeçare, do të shpërblente punonjësit për performancë të mirë në punë dhe besnikërinë kundrejt shoqërisë punëdhënëse. Të parët që përqafuan risitë e kësaj skeme, ishin punonjësit e disa kompanive private.
Fundi i vitit 2016 përkoi me maturimin e parë të policave të produktit të sigurimit “Jeta me Kursim”, një produkt inovator që jo çdo sipërmarrës shqiptar do të ishte i gatshëm ta financonte dhe realizonte.

Gjatë muajit shkurt 2017, rreth 250 punonjës nga 3 kompanitë pioniere, përfituan afro 600.000 Euro, si pasojë e respektimit të kushtit të kontratës së sigurimit, për të qenë të punësuar për 7 vite rresht në secilën prej kompanive. Kontributet e këtij sigurimi janë paguar kryesisht nga punëdhënësit.
Veç këtij përfitimi, ka pasur dhe raste ku gjatë kësaj periudhe, familjarët e të punësuarve kanë përfituar nga sigurimi i Jetës, si rrjedhojë e ndarjes së parakohshme nga jeta e të dashurve të tyre.

Në eventin e mbajtur pranë SiCRED sh.a. me disa nga punonjësit që përfituan këtë fond, Drejtori i Përgjithshëm i SiCRED, z. Genc Koxhaj, ka shprehur mirënjohjen për personat e parë që kuptuan dhe mbështetën këtë risi të tregut. Ai gjithashtu ka falënderuar punonjësit e SiCRED për kontributin e çmuar, si dhe është shprehur se përkushtimin e tyre e vlerëson si garancinë dhe sigurinë e suksesit të kompanisë.
Pagesa prej afro 600.000 Euro që SiCRED realizoi, tregon për pjekurinë e kësaj shoqërie, e cila ka arritur në kufijtë e 30% të tregut të Jetës për vitin 2016, si dhe fuqinë e saj financiare.

Tregu i sigurimit të jetës në vendin tonë ka shënuar zhvillime pozitive përgjatë viteve. Megjithatë ka ende rrugë për të bërë. Është fakt që vendet në rajon, duke filluar nga fqinji ynë Maqedonia, veçanërisht shtresat e mesme shpenzojnë çdo vit shumë më shumë sesa shqiptaret, në produkte të sigurimit të jetës. Fqinjët e tjerë edhe më tepër. Andaj mbetet ende shumë punë për të bërë, veçanërisht sa i përket shoqërive të sigurimit të Jetës.

Related Posts