SiCRED në mbështetje të Down Syndrome Albania dhe individëve me aftësi të kufizuara | SiCRED

SiCRED në mbështetje të Down Syndrome Albania dhe individëve me aftësi të kufizuara

SiCRED në mbështetje të Down Syndrome Albania dhe individëve me aftësi të kufizuara
Shoqëria SiCRED sh.a., edhe në këto ditë të vështira që po jetojmë, tregon kujdes të veçantë ndaj nevojave të shoqërisë. Në këtë kuadër, SiCRED ka finalizuar së fundmi marrëveshjen me Fondacionin Down Syndrome Albania, për të ndihmuar financiarisht DSA në rrugëtimin e tij, synimi i të cilit është rritja e ndërgjegjësimit social për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) në Shqipëri, si dhe kujdesi dhe trajtimi i tyre, për t’u mundësuar PAK një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Të drejtat e njeriut janë të barabarta për çdo individ dhe gjithsecili prej nesh duhet të luftojë fort që dinjiteti i individit të respektohet dhe vlerësohet në çdo rast! Ky është dhe misioni i çmuar i Fondacionit DSA, i cili, me profesionalizëm dhe etikë, vijon punën me shërbimet e tij për zhvillimin e plotë të PAK në Shqipëri.

SiCRED ju fton të informoheni mbi shërbimet, që Fondacioni DSA dhe Qendra e Shërbimeve PRO PAK (pjesë integrale e Fondacionit), ofrojnë për personat me aftësi të kufizuara, si dhe të gjithë të mundohemi të japim sadopak dashuri, mbështetje dhe inkurajim për PAK në komunitetet tona.

Për më tepër informacion vizitoni faqen zyrtare të Down Syndrome Albania.

Related Posts

Për një të ardhme më të shëndetshme!

Për një të ardhme më të shëndetshme!

Kemi kënaqësinë të njoftojmë bashkëpunimin tonë më të fundit me shërbimin ORL pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”! Ne në SiCRED jemi...

SiCRED sponsor në Enduro Fest 2023

SiCRED sponsor në Enduro Fest 2023

Me 29 Prill, Enduro Albania organizoi Enduro Fest 2023, festivalin më të madh, që bëri bashkë të apasionuarit ndaj motorëve nga mbarë Shqipëria dhe...