b

Kategoria: Viti 2015

SiCRED NË PANAIRIN E KARRIERËS SË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

SiCRED NË PANAIRIN E KARRIERËS SË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Qendra e Karrierës, pjesë e strukturës së Universitetit të Tiranës, organizoi më datë 16 Prill, Panairin e Karrierës: “Eksploro Botën Tënde”, i cili u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë. Në këtë panair ishin pjesëmarrëse shumë kompani, organizata e shoqëri, të cilat ofronin për studentët dhe të sapodiplomuarit, mundësi punësimi, trajnimi dhe studimi brenda dhe jashtë vendit. Midis shoqërive që ofronin punësim për të sapodiplomuarit, ishte edhe Grupi i Shoqërive SiCRED, stenda e të cilit tërhoqi vëmendjen e shumë vizituesve e punëkërkuesve. Interes të veçantë pati edhe për produktet e sigurimit, në veçanti të Jetës së Nxënësve dhe Studentëve. Në njërin prej auditorëve të fakultetit, u realizua me studentët një prezantim i produkteve të sigurimit të jetës të ofruara nga SiCRED si dhe njohja me rrjetin mjekësor SiCRED.
  Për më tepër, ju lutemi klikoni më poshtë për të shfletuar galerinë e fotove:

(18 Maj 2015)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *