b

Category: Viti 2016

Pas konsolidimit të SiCRED PENSIONS, starton natyrshëm aktivitetin Fondi i Investimit “CREDINS Premium”

Data 1 Gusht 2016 shënoi ditën e parë të aktivitetit të Fondit të Investimit “CREDINS Premium”. Mbas një pune intensive të punonjësve të Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “CREDINS INVEST” sh.a., si dhe me mbështetjen e dy kompanive aksionere, Banka CREDINS sh.a. dhe SiCRED sh.a., fondi tërhoqi në një kohë shumë të shpejtë investitorët e parë duke dëshmuar suksesin e kësaj sipërmarrjeje. Asetet e Fondit janë të investuara kryesisht në tituj të qeverisë shqiptare sipas politikës së miratuar të investimit. Fondi mbështetet nga një infrastrukturë teknologjike, e cila mundëson përditësimin në kohë reale të performancës së investimit nëpërmjet aksesimit të llogarive personale, duke garantuar një nivel të lartë transparence për investitorin. Investitorët shqiptarë janë të etur për forma alternative investimi në një treg i cili mbetet i dominuar nga depozitat bankare si forma kryesore e investimit. Në një kohë kur interesat e depozitave janë në minimumet e tyre historike, e të tilla pritet që të vijojnë edhe në periudhat në vazhdim, investimi në Fondin e Investimit CREDINS Premium përbën një nga format më të sigurta të investimit, fleksible dhe me norma kthimi të kënaqshme. Shoqëria e Sigurimit SiCRED sh.a. zotëron 17,79% të aksioneve të Shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “CREDINS INVEST” sh.a.. Aktualisht, Shoqëria Administruese ka nën administrim 2 fonde:
– Fondin e Pensionit Vullnetar me emërtimin “SiCRED Pensions”; si dhe
– Fondin e Investimit “Credins Premium”.

Related Posts