b

Kategoria: Viti 2016

Sigurime 5-mujori – SiCRED sh.a. e vetmja shoqëri me rritje, artikull i botuar në revistën Monitor

Sipas Raportit Statistikor të AMF, Tregu i Sigurimit të Jetës gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2016 u mbyll me një rritje prej 2.76%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Vëllimi i primeve të shkruara bruto arriti në 396 milion lekë. Gjatë kësaj periudhe vetëm SiCRED pati rritje të primeve të shkruara, me një rritje të vëllimit të primeve të shkruara bruto prej 26.36%. Kjo performancë pozitive ka rezultuar dhe në përmirësimin e pjesës së tregut e cila ka arritur në 28.83% të totalit, krahasuar me 23.44% të së njëjtës periudhë të vitit 2015.
Dëmet e paguara nga SiCRED gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë rritur në numër në krahasim me vitin 2015, ndërsa vlera e paguar është ulur me rreth 55%, duke ecur pothuajse paralelisht me tregun.
Për më tepër, klikoni këtu për të lexuar artikullin e revistës Monitor ose klikoni këtu për të parë Raportin Statistikor të AMF për periudhën Janar – Maj 2016.

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *