b

Kategoria: Viti 2016

SiCRED në emisionin “kolor” për temën “rëndësia e sigurimit të jetës”

E ftuar në emisionin “Kolor” në Televizionin Shqiptar (TVSH), znj. Vjosa Bodo, Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Burimeve Njerëzore pranë SiCRED sh.a., bashkë me panelin e të ftuarve, kanë trajtuar rëndësinë e sigurimit të jetës dhe kulturën që kanë qytetarët shqiptarë për sigurimet. Sigurimi i jetës është një nga instrumentet më të rëndësishëm për plotësimin e objektivave financiare në jetën e një njeriu. Megjithatë ne vendin tonë kultura për të siguruar jetën, është në nivele të ulëta krahasuar me vende te tjera të rajonit apo të botës dhe hapat për të çuar përpara këtë kulturë kanë qenë me ritme të ngadalta. Për më shumë se 60 minuta, paneli i të ftuarve ka tentuar të japë informacionin bazë mbi klasat dhe llojet e sigurimit të jetës, faktorët që ndikojnë në përcaktimin e çmimit, përfitimet nga sigurimet e jetës, etj., me synimin për të informuar publikun shqiptar lidhur me këtë formë investimi financiar.
Për më shumë ndiqni emisionin e plotë, duke klikuar këtu

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *