SiCRED, për të katërtin vit radhazi, mbështet festivalin “Vox Baroque”

SiCRED, për të katërtin vit radhazi, mbështet festivalin “Vox Baroque”
Festivali “Vox Baroque” këtë vit vjen në Shqipëri me edicionin e tij të IV. I organizuar nga qendra Vox Baroque Albania, tingujt e muzikës napolitane do jenë shoqëruesit e dëgjuesve në rrethin e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Beratit.

Përhapja e muzikës baroke të luajtur me instrumente origjinale, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe, shikimi i muzikës me një këndvështrim tjetër historik dhe kritik duke kërkuar gjithmonë qasje të reja, formësojnë idealin e organizatorëve për të zhvilluar këtë festival të përvitshëm.

Në mbrëmjen e 2 korrikut janë luajtur notat e para të kësaj muzike në Kalanë e Rozafës, Shkodër. Festivali do vijojë aktivitetin e tij deri më 11 Korrik 2017.
Për të katërtin vit radhazi, SiCRED ofron mbështetjen e saj në organizimin e këtij eventi, duke çmuar kështu traditën e muzikës së vjetër baroke.

Për më tepër, lexoni programin:

Related Posts

Garojmë/Mbështesim si Maratonomakë

Garojmë/Mbështesim si Maratonomakë

Për të dytin vit radhazi, ekipi SiCRED vrapoi në Maratonën e Tiranës, për të përkrahur kauzën e Fondacionit Down Syndrome Albania. Për ne, përveçse...

Rrathë dhurues

Rrathë dhurues

Eventi "Rrathë Dhurues" i organizuar nga Partnerët Shqipëri, në edicionin e tij të pestë, i dha zë katër kauzave sociale të katër organizatave...