b

Kategoria: Viti 2017

SiCRED vijon pjesëmarrjen në panairet e Punes

SiCRED vijon pjesëmarrjen në panairet e Punes
Panairi i Karrierës është tashmë një nga aktivitetet më të rëndësishme për studentët, por jo vetëm. Si çdo vit, SiCRED është pjesëmarrës në organizime të tilla me qëllim jo vetëm për të ofruar mundësi punësimi për studentët e sapodiplomuar, apo internshipe për studentët aktual, por edhe për të zgjedhur asete të çmuara për shoqërinë, kjo në kuadrin e zgjerimit të herë pas hershëm të stafit.
Data 26 Prill 2017, shënoi organizimin e Panairit të Karrierës në një ndër universitetet private të vendit tonë, Universiteti Epoka.
I kthyer në pikëtakimin e përvitshëm midis studentëve dhe kompanive të ndryshme, Panairi i Punës konsiderohet si mundësi shumë e mirë promovimi dhe komunikimi të ndërsjellë si dhe një mundësi e shkëlqyer për krijimin e hapësirave të bashkëpunimeve afatgjata.
Studentë të interesuar për punësim në fushën e sigurimit të jetës, u intervistuan nga përfaqësuesit e SiCRED sh.a.

Për më tepër, Ju lutemi të shfletoni galerinë e fotove:

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *