b

Kategoria: Viti 2014

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPERI PËR MUAJIN JANAR 2014

ZHVILLIMET E TREGUT TË SIGURIMEVE NË SHQIPERI PËR MUAJIN JANAR 2014

Gjatë muajit janar 2014, shoqëria SiCRED sh.a. është renditur e para në tregun e sigurimit të jetës në Shqipëri, duke zotëruar 38.93% të këtij tregu.

Në muajin janar tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje si në volumin total të primeve të shkruara ashtu edhe në pagesat e dëmeve. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës arritën në 125,834 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.91 % krahasuar me janarin e vitit 2013. Gjatë këtij muaji janë paguar gjithsej 5,841 mijë lekë dëme ose 36.16 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Primet e shkruara nga shoqëria SiCRED, në muajin janar 2014 kanë qenë 48,985 mijë lekë, me 42.74%  më shumë krahasuar me muajin janar të vitit 2013.

Dëmet e paguara nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej 3,004 mijë lekë, me një rritje prej 363.77 %  krahasuar me muajin janar 2013.
Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu.

(27 Shkurt 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *