b

Kategoria: Viti 2014

ZHVILLIMET KRYESORE PËR SHOQËRINË SiCRED PËR PERIUDHËN JANAR-DHJETOR 2013

ZHVILLIMET KRYESORE PËR SHOQËRINË SiCRED PËR PERIUDHËN JANAR-DHJETOR 2013

Viti 2013, shënon një vit të mbyllur me sukses për shoqërinë SiCRED. Përpos vështirësive të shumta në sektorin financiar shqiptar, kushteve të vështira ekonomike në vend dhe në rajon, shoqëria SiCRED arriti të mbyllë vitin 2013, me rezultate pozitive duke ruajtur pozita pothuaj të njëjta me vitin 2012.

Në mbyllje të vitit 2013, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ka shënuar rritje në volumin total të primeve të shkruara. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – dhjetor 2013, arritën rreth 960 milionë lekë, ose rreth 9.06 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – dhjetor 2013 u ulën me rreth 52.41 % krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2012.

Primet e shkruara
nga shoqëria SiCRED, në periudhën janar – dhjetor 2013, kanë arritur në  220,748  mijë lekë, me 6.45 % më shumë krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2012.

Dëmet e paguara
nga SiCRED në këtë periudhë kanë qenë në vlerën prej  22,278 mijë lekë, me një ulje prej 5.48 % më pak, krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2012.

Të dhënat kryesore për SiCRED, në datën 31 dhjetor 2013:

 

  Primi total i shkruar për 2013
  220,748 mijë lekë
  Numri i klientëve:
  47 289
  Dëmet e paguara në total:
  22,278 mijë lekë
  Numri i dëmeve të paguara:
  299
  Kapitali Aksionar:
  473,300,000
  Numri i stafit:
  50
  Numri i degëve dhe agjencive:
  11

 

Për më tepër informacion, ju lutem klikoni këtu

(10 Shkurt 2014)

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *