SiCRED ka kënaqësinë të ndajë me ju Raportin Vjetor 2015

Gjatë vitit 2015 zhvillime pozitive dhe arritje të rëndësishme kanë shoqëruar aktivitetin e shoqërisë SiCRED sh.a. dhe shoqërive të tjera të grupit, SHAFP SiCRED sh.a. (sot CREDINS INVEST sh.a.) dhe SiCRED Assistance sh.p.k.. Prej disa vitesh, SiCRED është konsoliduar në Sigurimin e Jetës duke rritur pjesën e saj të tregut vit pas viti, e duke u pozicionuar në vendin e dytë. Në vitin 2015 primet e shkruara nga SiCRED, ishin 266 milion lekë, dëmet e paguara 51 milion lekë, aktivet e konsoliduara 1.2 miliard lekë dhe fitimi neto i konsoliduar
arriti në 25 milion lekë. Rreth 61 mijë ka qenë numri i klientëve, të cilët i kanë besuar sigurimin e jetës, aksidenteve e shëndetit dhe sigurimin e Jetës me Kursim shoqërisë SiCRED në
vitin 2015, ku shumica e tyre janë klientë besnikë prej vitesh. Për produktet e cilësisë së lartë të sigurimit të jetës, aksidenteve e shëndetit dhe Jetës me Kursim për individë, familje e biznese, për paketat e sigurimit të personalizuara me kërkesat e klientëve, për shërbimet bashkëkohore që ofrojmë, në 2015 jemi shpërblyer me çmimin “Shërbimi më i mirë ndaj Publikut” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Fondi i Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions”, nën menaxhimin e Shoqërisë Administruese të Fondit të Pensionit SiCRED sh.a., në fund të vitit 2015 arriti në 4490 anëtarë (dhjetor 2014: 1924 anëtarë) duke zënë kështu vendin e dytë në tregun e Fondeve të Pensioneve Private për nga numri i anëtarëve. Po kështu, edhe SiCRED Assistance ka konsoliduar veprimtarinë e saj duke
vijuar të shtojë cilësinë në asistencën e saj për disa kompani shqiptare dhe duke vijuar promocionin për të rritur bashkëpunimin me ente të tjera.

Klikoni këtu për të lexuar Raportin Vjetor 2015