SiCRED mbështetës i festivalit Vox Baroque- EDICIONI III

Festivali Vox Baroque – Edicioni III, i organizuar nga qendra Vox Baroque Albania, çeli siparin e tij në mbrëmjen e datës 3 Korrik në qytetin e Korçës. Festivali i Muzikës së Vjetër Vox Baroque mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri, i dedikuar tërësisht repertorit barok.
Përgjatë 9 ditëve, grupe shqiptare dhe të huaja do të performojnë në disa nga qytetet e Shqipërisë, të cilat mbartin vlera historike dhe kulturore. SiCRED mbështet për të tretin vit radhazi organizmin e këtij eventi, duke çmuar rëndësinë e tij në trashëgiminë e muzikës së vjetër baroke.
Për më shumë informacion mbi eventin, ju lutem klikoni këtu