SiCRED në Panairin e Karrierës 2019 pranë UNYT

Universiteti i New York–ut në Tiranë e ka kthyer tashmë në një traditë organizimin e Panairit të Karrierës në ambientet e tij, duke bashkëpunuar me disa nga kompanitë më prestigjioze të tregut shqiptar.

SiCRED, pjesëmarrëse prej disa vitesh tashmë në këtë aktivitet, ishte një vlerë e shtuar e organizimit. Studentët, të cilët vizituan stendën e SiCRED, shprehën interes për të pasur eksperiencë internshipi pranë kompanisë apo dhe punësimi, duke e parë si një mundësi të mirë për zhvillimin e tyre profesional.

Ambienti mikpritës dhe interesi i studentëve të UNYT, janë një tregues suksesi edhe për bashkëpunimet vijuese.