b

Kategoria: Viti 2019

Njihuni me Konferencën “Për të përmirësuar shëndetin së bashku – Dimensioni kombëtar dhe rajonal”

Njihuni me Konferencën “Për të përmirësuar shëndetin së bashku – Dimensioni kombëtar dhe rajonal”
Shoqëria SiCRED Assistance, në bashkëpunim me Fondacionin Istituto Auxologico Italiano dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Shoqërisë SiCRED sh.a., organizon Konferencën e Parë me temë: “Për të përmirësuar shëndetin së bashku – Dimensioni kombëtar dhe rajonal”.

Konferenca vjen si një risi në tregun shqiptar, ku SiCRED Assistance, e specializuar ndër të tjera në ndërmjetësimin në shërbime mjekësore, bashkëpunon ngushtësisht me një nga institutet partnere të saj, që ka si qëllim të saj ekskluziv kërkimin shkencor dhe aktivitetin e kurimit të pacientëve në nivel spitalor dhe ambulator, për të mbështetur informimin dhe edukimin e publikut shqiptar mbi tematikën e përmirësimit të shëndetit.

Publikut shqiptar i jepet mundësia e njohjes me opsionet e shërbimeve cilësore mjekësore jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë.

Për më tepër njihuni me programin e konferencës përmes ftesës dhe nëse interesoheni për të qenë pjesëmarrës në konferencë kontaktoni në adresën efetollari@sicred.com.al.

Postime të ngjashme

Komente

0 Comments